Vlerësim i verifikueshëm

Beso të dhënat, jo fjalët.
Sa vlen vërtet prona, vetura ose makineria jote?

Vlerso e llogarit vlerën nga listime reale të tregut kosovar — dhe të tregon saktësisht mbi cilat listime u mbështet, me lidhje. Pa hamendësime të fshehura.

Shih çmimin

Vlerësime falas kur hap llogarinë · pa kartë · €19/muaj më pas

Për kë është

I njëjti motor dhe i njëjti raport. Ndryshon vetëm arsyeja pse e hap.

Për ty

Kur blen ose shet diçka të tëndën

  • Kontrollo nëse çmimi i kërkuar është i drejtë para se të negociosh.
  • Shih listimet konkrete ku mbështetet vlera — jo një numër që duhet besuar.
  • Vendos çmimin e kërkesës me argument, jo me ndjesi.
Për biznesin

Agjenci, banka, kompani sigurimesh

  • Raport PDF me numër dokumenti, datë dhe krahasimet e verifikueshme — gati për dosje.
  • Tri metodat e vlerësimit krah njëra-tjetrës: krahasuese, e të ardhurave, e kostos.
  • Gabimi i matur shkruhet te raporti, që rreziku të jetë i dukshëm e jo i fshehur.

Si punon

01

Përshkruaje objektin

Shkruaj tipin, qytetin dhe sipërfaqen — ose përshkruaje me fjalët e tua dhe fushat mbushen vetë. Mund të ngarkosh edhe një foto.

02

Gjejmë listimet e ngjashme

Motori kërkon në databazë dhe në portalet e drejtpërdrejta, filtron sipas tipit, qytetit dhe zonës kadastrale, dhe peshon secilin krahasim sipas ngjashmërisë.

03

Merr vlerën dhe provat

Vlera vjen me intervalin e matur të gabimit dhe me listimet ku mbështetet — me lidhje, që ta verifikosh vetë. Raporti printohet si PDF.

Pyetje të shpeshta

Nga vijnë të dhënat?

Nga listime publike të portaleve kosovare të shpalljeve dhe agjencive. Skrapohen periodikisht, pastrohen nga qiratë, pjesët e këmbimit dhe çmimet vendmbajtëse, dhe ruhen me lidhjen origjinale.

A është ky vlerësim zyrtar?

Jo. Vlerso është vlerësim orientues bazuar në çmime të KËRKUARA, jo në regjistra transaksionesh. Për qëllime ligjore — trashëgimi, gjykatë, hipotekë — duhet vlerësues i licencuar.

Pse disa kategori kanë gabim të madh?

Sepse të dhënat nuk i mbajnë atributet që përcaktojnë çmimin. Te trualli vendimtare janë qasja në rrugë, infrastruktura dhe destinimi — gjëra që listimet nuk i thonë. Raporti e shkruan hapur në vend që ta fshehë.

A mund ta anuloj abonimin?

Po, në çdo moment, pa arsyetim. Abonimi mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar.

Provoje me objektin tënd

Disa vlerësime falas, pa kartë. Nëse nuk të bind, ke mbaruar.